Deputeti i VV-së ndez cigare brenda Kuvendit

Gjatë fjalimit të deputetit të AAK-së Bekë Berisha, mbrapa tij është parë duke pirë cigare kolegu i tij, Daut Haradinaj.

Por nuk është vetëm deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj që tymos cigare brenda Kuvendit.

Në një fotografi të siguruar nga Ekonomia online, vërehet deputeti i VV-së, Artan Abrashi, duke pirë cigare brenda Kuvendit.

Haradinaj ka kërkuar për këtë falje.

Ndryshe, Kuvendi po mban seancë plenare në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin. Në rend të ditës është vetëm një pikë, ajo e votimit të mocionit të mosbesimit. Seanca filloi në orën 11:00 dhe ende po vazhdon.