Agon Batusha

Deputeti i VV-së llogarit dëmet që iu shkaktuan Kosovës nga masat e BE-së: Nuk janë të mëdha, 5-7 milionë euro

Deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, njëherit anëtar në Komisionin për Integrime Evropiane, i quan të padrejta masat ndaj Kosovës, por se thotë se ka dakordim mes BE-së dhe Kosovës për de-eskalim të situates në Veri.

‘’Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta, por gjithsesi se ka një dakordancë mes BE-së dhe Kosovës për de-eskalim dhe krejt ato ç’ janë kërkuar nga BE, janë përfundua, por masat nuk janë hequr. Kjo tregon për politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor’’ thekson ai.

Batusha thotë se me deklaratën e shefit të zyrës së BE-së në Kosovë se masat hiqen kur Kosova formon Asociacionin, ai thotë se ky është kusht i ri dhe devalvon raportet.

‘’Me këtë që po e dëgjoj se BE ka vendos kushte të reja dhe kjo vetëm sa e devalvon raportin mes Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi thënë se nuk ka qasje të balancuar’’ potencon ai.

Deputeti i VV-së, thotë se dëmet e shkaktuara nga masat e BE-së, janë 5-7 milion euro dhe se këto masa sipas tij nuk kanë krijuar dëm të madh.

‘’Sipas informacioneve që kemi ne, ato janë projekte që janë por që janë shtyrë janë 5-7 milionë €, ndërsa vazhdohet me marrëveshje të reja që i sjellin Kosovës miliona euro të tjera. Nuk është se këto masa kanë krijuar dëm të madh, por këto masa kanë krijuar dëm në raportet BE-Kosovë. Por masat e reja janë të padrejta’’ potencon ai për FrontOnline.

Batusha thotë se as që do të bëhet fjalë që të formohet asociacioni për heqjen e masave nga BE-ja për Kosovën dhe se e quan kusht të padrejt dhe presion ndaj Kosovës.

‘’As që bëhet fjalë me formu asociacionin për heqjen e masave, marrëveshja e asociacionit është në kuadër të 30 marrëveshjeve tjera, dhe vendosja si kusht e vetëm njërës pikë që nuk është as e para dhe as e fundit, dhe kjo e dëmton dialogun dhe është qasje e pabalancuar. Ky është presion i padrejte ndaj Kosovës dhe ne kemi thënë se Asociacioni bëhet në kohën e duhur dhe kur Serbia të implementoj marrëveshjet e bëra. Ne po shohim presion të Kosovës nga BE por jo ndaj Serbisë’’ përfundon ai.