Deputeti i VV-së, Liburn Aliut: Nuk keni ndërhyrë në mënyrë bash të mençur

Deputeti Jahja Kokaj mendon se ministri Liburn Aliu nuk ka ndërhyrë në mënyrë bash të mençur në urën e Rakovinës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka pyetur ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, se kur do të përfundojë rruga Gjakovë-Prishtinë që kalon nëpër Rakovinë.

“Është rrugë që ka filluar para 4 vitesh, me 4 korsi por si duket do të vazhdojë edhe nja 4 vjet. Pyetjen kur e kam bërë është e moqme por duhet ta përsëriti në formë tjetër.

“Zoti ministër ju keni ndërhyrë në mënyrë shumë efikase në atë që është ndërtuar por si duket jo bash të mençur, për arsye se ura që është në Rakovinë është shumë e rrezikuar për arsye se rrezikohet jo vetmë ura por edhe jetët e qytetarëve”, ka thënë Kokaj.

Edhe gjatë pyetjeve parlamentare të seancës së kaluar, ministri Aliu ka marrë kritika nga një deputet i Vetëvemdosjes për ngecjet në punimet  e rrugëve të disa rajoneve të Kosovës. /Express/