Deputeti i VV-së kritikon kryetarin e Gjakovës, thotë se po udhëheq si bariu delet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha i ka reaguar kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjinit lidhur me një projekt të kësaj komune.

Sipas tij, Gjini duhet ta publikojë projektin të detajizuar, me gjithë parametrat teknik e urbanistik sepse thotë se jeta e qytetarëve po preket pa miratimin e tyre.

“Nuk jemi duke jetuar në mesjetë, në feudalizëm. Atë sistem ku udhëheqësi/pronari vendos vetë për financat, punën e përditshme, çka të pijmë e çka të hajmë, ku nuk pyetet askush përveç tij/saj. Nuk jemi skllevër, ne si qytetarë jemi pjesë vitale e politikave publike dhe projektet e tilla duhet të bëhen vetëm me pëlqimin e qytetarëve sepse nuk jemi në feudalizëm por jemi në DEMOKRACI. Do duhej që projektin ta kishim të gjithë në dorë, të detajizuar me gjithë parametrat teknik e urbanistik. Me pamjet se si do duket pas realizimit. Fundja, jeta e përditshme e qytetarëve tanë po preket, pa miratim të tyre, pa më të voglën ide se si dhe pse po ndodhë”, ka shkruar Batusha në profilin e tij zyrtar në Facebook.