Deputeti i VV-së kritikon ashpër Mustafën e Hazirin pse i shkuan në takim Thaçit: Dy përfaqësues të pa legjitimuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas situatës së krijuar gjatë ditës së sotme.

Përmes një shkrimi në facebook, Bajqinovci, ka thënë se Kosova dhe Hashim Thaçi kanë interesa të kundërta, teksa ka thënë se SHBA nuk e ka hallin e Hashimit, e ka hallin e Kosovës e të rajonit, sikurse ne.

“Kosova dhe Hashim Thaçi kanë interesa të kundërta. Kosova të ruaj, të mbrojë e të përparojë substancen e vet si Republikë demokratike e pandarë, së jashtmi e së brendshmi, ndërsa Hashim Thaçi të mbrojë, të ruaj lëkurën e tij e rrezikuar nga të bëmat e tij 20 vjeçare, e poashtu edhe pasurinë përrallore të tij e të familjes së tij”, shkruan ai.

Bajqinovci i ka qetësuar zërat duke thënë se nuk do të gabojnë asnjëherë në raport me Amerikën.

“SHBA nuk e ka hallin e Hashimit, e ka hallin e Kosovës e të rajonit, sikurse ne. Nuk gabojmë ne me Amerikën, asnjëherë.”

Ai e ka kritikuar ashpër edhe LDK-në.

“Po LDK’ja? A nuk është ajo që deklaronte gjithë kohën se, Presidenti nuk mund të përfshihet në rolin e drejtuesit të dialogut sepse atij Kushtetuta i rezervon vetëm rolin e këshillues? Pse duhet këta të provojnë t’i sigurojnë legjitimitet fallco duke i shkuar në takimin taktik dhe krejt të panevojshëm, me dy përfaqësues të pa legjitimuar me votën e popullit? Leni hipokrizitë dhe lojërat me spin doktorra”, thotë ai.

Bëhet fjalë për Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin.

Ky është postimi i plotë i tij: