Deputeti i VV-së kritikon ashpër LDK-në: Binduni që ne i kemi fitu zgjedhjet

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj thotë se LDK-ja ka dalë e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit, por nuk po sillet si e tillë.

“Ajo nuk po sillet si e tillë. Binduni që VV-ja i ka fituar zgjedhjet! Në këto zgjedhje qytetarët kanë votuar për kryeministrin e vendit dhe jo për presidentin. Mbi bazën e kësaj, LDK-ja duhet të reflektoj përballë votuesve të saj, duke mos u barrikaduar në pozicione të pakapërcyeshme”, thotë ai, shkruan Ballkani.info.

Sipas tij, VV-së dhe LDK-së iu duhet që vullnetin e qytetarëve të mos e tjetërsojnë, por atë vullnet e besim ta mbrojnë e institucionalizojmë me çdo kusht.

“Na duhet një qeveri pa kushte, barikadime, dhe kjo arrihet falë besimit të ndërsjelltë”, thotë ai.

As pas shumë takimeve, LVV dhe LDK s’po munden ta arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje. /Ballkani.info/