Deputeti i VV-së kalon kah veteranët, ata e përqafojnë e përshëndesin atë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka kaluar kah protestuesit saktësisht veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Humolli është parë në mesin e veteranëve, të cilët e kanë përshëndetur dhe përqafuar atë.

Veteranët të cilët janë vendosur para objektit të Kuvendit të Kosovës janë duke protestuar në kundërshtim të projektligjit për pagat minimale, në të cilën ata nuk janë përfshirë.

Për dallim nga bashkëpartiakët e tij, Humolli është larguar nga seanca e Kuvendit të Kosovës, në momentin kur është hedhur në votim projektligji në fjalë.

Ai sot është mirëpritur nga veteranët, të cilët nuk hezituan të ndalojnë e bisedojnë me të.