Deputeti i VV-së ka një mesazh nga Meka

“Selam nga vendi i paqes”, është mesazhi i postuar në Facebook nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani i cili po e viziton Mekën për haxh – një nga praktikat e besimtarëve myslimanë.

Shkuarja e Rrahmanit në haxh ka ngjallur reagime në vend. Është pëkrahur, por edhe kritikuar.

Së fundmi për organizimin e shkuarjes në haxh është kritikuar Bashkësia Islame e Kosovës(BIK), pasi 5 mijë e 700 euro kushton shkuarja për në Arabinë Saudite – më shtrenjtë se në vendet e tjera si Shqipëria.

Përkundër kësaj mijëra kosovarë kanë shkuar në Qabe për ta kryer këtë ritual fetar.

Haxhi mbaron në ditën e Kurban Bajramit.