Deputeti i VV-së: Jam i bindur se Vjosa Osmani sonte zgjidhet presidente

Seanca e paralajmëruar të fillojë në ora 18:00 nuk ka nisur as në ora 19:00.

Në hollin e Kuvendi të Kosovës është deklaruar deputeti i Vetëvendosjes, Arban Abrashi i cili tha se presin shumë shpejt që të fillojë seanca e jashtëzakonshme duke u shprehur i bindur se Vjosa Osmani do të zgjidhet Presidente e Kosovës.

“Ne kemi takuar të gjitha subjektet politike dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me deputetët dhe i ftoj që të reflektoj karshi përgjegjësisë së tyre”, tha ai.

Abrashi është shprehur i bindur se sot do të zgjidhet presidenti i ri i vendit.