Seanca e sotme parlamentare është duke u zhvilluar me deklarime nga deputetët, por edhe nga Qeveria e Kosovës.

Pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka nisur të flasë për thirrjen e seancës.

Basha madje shkoi edhe më larg duke thënë se i ishte gëzuar shumë kthimit në funksionim të Bllokut B2.

“Unë jam gzu edhe kam shku edhe te kolegët e kam festu.Havëll kena përgatit, gëzim morë është kur është kthy në punë Blloku B2.Besoj se edhe ju jeni të gëzueshme sepse i shpëton Qeverisë njo 2 milionë euro në ditë.A ka rëndësi kriza për shkak se ju e keni pasur përpara dhe keni importu me 60 euro megavatë, e tash ka shku  në 500”, tha ai.

Basha nuk ka ndaluar së deklaruari, derisa fliste edhe kush ka banesë apo shtëpi më të madhe e sa i duhet të shpenzojë duke mso lënë pa përmendur edhe shtëpinë e deputetit, Behgjet Pacolli.

“Behgjet Pacolli e ka ma të madhe shtëpinë normal i duhet me pagu më shumë”.