Deputeti i VV-së ironizon me Shpend Ahmetin: Po dojke me ruajt borën për me mbush lumin

Bora si edhe çdo herë tjetër i ka zënë në befasi institucionet gjegjëse.

Sonte thuajse të gjitha rrugët janë mbuluar nga bora që ka rënë pandërprerë, dhe janë  bërë të rrezikshme.

Situatë më e keqe paraqitet në magjistralen Prishtinë-Pejë ku, konkretisht në Sllatinë, në hyrje të Parkut të Biznesit ku janë krijuar kolona, por edhe në shumë qytete të vendit janë shkaktuar aksidente.

Edhe në kryeqytet rrugët thuajse janë të papastruara.

Dhe për këtë deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka ironizuar me kryetarin Shpend Ahmeti, duke thënë se me borë dëshiron me mbushë lumin me ujë.

“Shpend Ahmeti, nuk po i pastron rrugët se po dojke me rujt boren për me mbush LUMIN ujë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky thumbim i tij vije, pasi drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka thënë se në “Rrugën A” në Prishtinë do të ndërtohet një lum.