Është publikuar emri i personit nga Ferizaj që rezultoi pozitiv me koronavirus.

Emri i tij ësht Jetmir Hyseni dhe vjen nga fshati Bibaj i Ferizajt.

Identiteti i tij është bërë i ditur nga deputeti i VV-së, Dimal Basha i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se personi në fjalë nuk ka pasur kontakt me asnjë qytetar dhe se gjithçka është nën kontroll.

Në këto rrethana, ai ka thënë se nuk ka nevojë për izolimin e fshatit Bibaj.

Postimi i plotë:

Sa për informatë, kam komuniku direkt me personin që ka testu pozitiv me Korona Virus, i cili vie nga fshati Bibaj, Ferizaj.

Personi në fjalë është Jetmir Hyseni, i cili ka ardhur nga Gjermania dhe është dërguar direkt në karantinë, dhe pastaj në spital ku edhe po trajtohet. Jetmiri nuk ka pasur kontakt me asnjë qytetarë dhe gjithçka është nën kontroll, përfshi këtu shëndetin e tij që po monitorohet në spital.

Prandaj, s’ka nevojë për panik e as izolim të fshatit! Krejt çka mundeni me ba është nga një mesazh inkurajues për Jetmirin që t’i japim tregojmë se të gjithë jemi me të në këto momente, dhe jemi bashkë në këtë betejë!

Forca Jetmir 

PS. Emrin e kam përdor me lejen e vet Jetmirit!