LVV

Deputeti i VV-së i bie pishman, e fshin statusin kritik për Kurtin

Deputeti i VV-së, Avni Dehari, e ka fshirë statusin kritik ndaj Albin Kurtit, të cilin e kishte shpërndarë disa qaste më parë në profilin e tij në “Facebook”.

Duket se deputeti i VV-së, Avni Dehari, nuk e kishe lexuar mirë përmbajtën e statusit të Halil Selimit.

Pas raportimeve, deputeti Dehari e ka fshirë statusin problematik.

Në atë status, Selimi kishte ironizuar me pretendimin e kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se sa herë bëhet konstruktiv në dialog shkaktohet nervoz në dhomën e negociatave.

Ai ka thënë se Kurti nuk është dashur të shkon fare në këtë takim.

Selimi e ka porositur kryeministrin që të mendon pak edhe për Kosovën.