Në seancën e jashtëzakonshme për taksën 100 përqind, pati edhe debate të veçanta, një të tillë e kishte deputeti Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili tregoi një anekdotë me çobanin dhe delet.

Këtë e bëri pasi që, deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, pati disa kritika për qeverinë.

“A e dini atë meselenë kur rrenë çobani tu e thirr katundin që ujku ia ha delet, shkuan katundi i madh e i vogël me këqyrë, kur e panë rrejti çobani. Herën e dytë bërtiste se një mend ujku ia kishte hangër delet por nuk i zuri kush besë dhe nuk livriti kush prej vendit. Mua po më qeshet kur po ndi ankesat e juaja vraponi se delet. Ngoni mirë, juve jo delet por edhe çobanin me ua hanger nuk iu beson më askush qysh keni rrejt qe 20 vjet”, ka thënë ai./ Insajderi.com