Deputeti i VV-së e mohon se e ka nip të punësuarin në KEK

Deputeti Halil Thaçi e ka mohuar se e ka mohuar se e ka të afërm Valon Gashin, i cili është i pari në listën e të pranuarve për pozitën “teknik i makinerisë”, në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Thaci në një përgjigje për Gazetën Express e ka mohuar se e ka të afërm Gashin.

“Jo nuk e kam asgjë Valon Gashin. Motra ime është nga Hajvalia dhe nuk ka djal me emër Valon”, e përgjigj ai.

Të hënën, Portali “Paparaci” ka  raportuar se nga ky konkurs janë punësuar shumë militantë, njerëz të afërt me partinë në pushtet dhe familjarë të zyrtarëve të lartë të KEK-ut.

“Punësimet familjare e partiake në konkursin e fundit në KEK, kanë lënë në hije të gjitha punësimet me shkelje ligjore në 20 vitet e fundit. Anëtarët e Komisionit vlerësues kanë pranuar në punë djem dhe vëllezër të tyre. Rasti më i rëndë është ai i punësimit të djalit të zyrtarit kryesor të Auditimit, Ismet Vrapçani” shkruan Paparaci.

“Pos militantëve të punësuar, përfitues të mëdhenj janë familjarë të anëtarëve të komisionit intervistues të punësimit. Në këtë konkurs në të cilin janë pranuar 128 persona, shumica janë familjarë të zyrtarëve të KEK-ut dhe militantë të partisë në pushtet. Në konkurs kanë aplikuar plot 4668 persona” shkruan tutje ky portal.

Ndërsa më herët, kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, erdhi në këtë pozitë, pasi më parë ushtroi detyrën e drejtuesit të Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje.

Krasniqi, i cili e mori pozitën e drejtuesit të KEK-ut në tetor të vitit të kaluar, u akuzua se u vendos në këtë pozitë nga bordi i përkohshëm që asokohe ishte emëruar nga Qeveria Kurti.