Deputeti i VV-së del kundër Kurtit: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për sovranitet e të ardhme për Kosovën

Kërkesës së opozitës për koordinim të vazhdueshëm me ShBA’të i është bashkuar edhe një deputet i pozitës.

Eman Rrahmani i VV’së, me një mesazh të qartë për kryeministrin Kurti, ka deklaruar se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është thelbësor për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës.

“Garanci e plotë për integritetin, sovranitetin, zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës është koordinimi e bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne duhet të dëshmohemi me punë konkrete, planifikimin dhe bashkëpunim të mirëfilltë në interes të shtetit dhe qytetarëve të vendit tonë, pa dallim”, shkroi ai në Facebook.

Kujtojmë se bashkëpunimi i Kosovës me ShBA-të ka qenë temë e nxehtë e ditëve të fundit, ku të tri partitë e mëdha opozitare kanë shprehur shqetësim se kryeministri Kurti po rrezikon raportet me aleatë.