Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka paralajmëruar shkarkime dhe suspendime të reja.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bajqinovci ka shkruar se shkarkimet nuk janë duke u bërë nga njerëz politik por nja ligji.

“Abuzimet e padrejtësitë e mëdha në KEK, Ibër Lepenc, IPK, agjenci të pavarura dhe në kompanitë publike po e marrin përgjigjen, jo nga njerëz e grupe politike por nga ligji”, ka shkruar Bajqinovci.

Tutje deputeti i VV-së ka thënë se “Shkarkimet dhe suspendimet duhet të vazhdojnë në çdo agjenci ekzekutive dhe kompani publike ku ka shkelje ligjore dhe abuzime”.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar sot se ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të “Ibër Lepencit”, KEK-ut dhe të Ujësjellësit të Prizrenit, si dhe ka emëruar anëtarët e rinj.