Kanë filluar të konstitohen Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Një ndër këto komisione është edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Anëtar i këtij Komisioni do të jetë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i cili në një postim në Facebook ka shkruar për konstituimin e këtij Komisioni.
“Sot është konstituar Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Si anëtar i këtij komisioni ju siguroj se ligji është mbi të gjithë dhe në funksion të interesit publik”, ka shkruar Bajqinovci.
AKI është institucion shumë i rëndësishëm në sigurinë e përgjithshme të Kosovës. /Ballkani.info/









