Deputeti i Vetëvendosjes: Në VV ka tendencë të kontrollit

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka deklaruar se ka përpjekje kontrolli në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Korenicës në Politiko, LVV kërkon zëra kritikë brenda organizatës në mënyrë që të avancohet, shkruan Gazeta10.

“Unë kështu them, ka tendencë të kontrollit. A ka të drejtë me kundërshtu, ka. Unë e kam përdorë të drejtën time me kundërshtu. Kur them tendencë e kontrollit, them për mos me rrëshqitë gjërat në procesin negativ për organizatën, por kjo nuk ish dashtë me qenë pengesë për dikë me propozu dicka ndryshe brenda organizatës. Në rrethana tjera, po shihet që ka nevojë më shumë që të ketë zëra kritik brenda organizatës në mënyrë që të avancohet”, ka thënë ai.