Deputeti i Vetëvendosjes i pranishëm në marshin për “solidarizim me popullin palestinez”

Sot në orën 12:00 ka filluar marshi për siç thuhet, solidarizimin me popullin palestinez në Jerusalem.

Ndër qytetarët e paktë që po marrin pjesë në këtë marsh, është edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

Po ashtu, ditë më parë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rrahmani ka thënë se vrasjet e fëmijëve, grave e burrave në Palestinë janë të papranueshme.

“Vrasjet e fëmijëve, grave e burrave në Palestinë janë të pa pranueshme. Ndërhyrja dhe terrori në  al-Aksa në nje vend të shenjte për të gjithë myslimanet, në muajin e mëshires, adhurimit, sakrificës e solidaritetit tejkalon çdo qëllim politik e ideologjik, në fakt nuk ka të bëjë me njerëzoren.  U bashkohem thirrjeve të gjitha vendeve demokratike per ndalje të menjëhershme te këtyre veprimeve nga shteti i Izraelit. Nga 20 të vrarët në ditën e hënë, 9 prej tyre janë fëmije!”, kishte shkruar ai në Facebook.

Në këtë aktivitet është parë edhe publicisti Shkëlzen Gashi, i cili ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, në qeverisjen e kaluar.

Aktivitetin të cilin po e organizon Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thuhet se ka për qëllimin sokidarizimin me popullin palestinez i cili është duke u ballafaquar me spastrim etnik nga shteti i Izrealit.