Deputeti i PSD-së: LDK-ja e VV-ja e kuptuan që gabuan me bojkot të Kuvendit

Dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, tërthorazi e kanë kuptuar se e kanë pas gabim me bojkotin që kanë bërë deri tash dhe po i kthehen Kuvendit, sipas deputetit të Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se këto parti e kanë kuptuar që përmes bojkotit nuk mund të arrijnë asgjë.

Krasniqi po ashtu ka thënë se tash partitë politike nuk kanë nevojë të bëjnë rezolutë për dialogun, por të bëhet platforma.

“Sot Glauk Konjufca tha se është dakord me pikat e rezolutës së PDK-së, veç duhet të shtohet edhe një pikë. Nëse ka pajtueshmëri me rezolutë, atëherë është koha për platformë e jo me rezolutë. Tash partitë politike nuk kanë nevojë me bë rezolutë”, ka thënë ai.