Deputeti i PDK’së: VV e ka pasur kauzë largimin e qytetarëve

Deputeti i PDK’së, Hajdar Beqa, i është kundërpërgjigjur deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, që i tha atij se është qesharak dhe nuk e merr seriozisht.

Beqa ka akuzuar VV’në se më herët ka inskenuar ikje të qytetarëve nga stacionet e autobusëve dhe këtë e ka pasur kauzë të saj.

“Vetëvendosje ka pasur edhe më herët kauza të tillë. Ka dalë që VV ka qëndruar prapa më herët kur qytetarët shkonin kinse në stacione për t’u larguar”, ka thënë Beqa.

Në debatin parlamentar që po zhvillohet për ikjet e qytetarëve nga vendi, deputetes e opozitës dhe të pozitës kanë fajësuar njëri-tjetrin për arsyet që po shtynë qytetarët të braktisin Kosovën.