Deputeti i PDK-së viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, njoftoi se sot ka vizituar ish-krerët e UÇK-së të cilët tha se padrejtësisht po mbahen ne Hagë.

Ai tha se ish-presidentin Hashim Thaqi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, Jakup Krasniqin, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe ish-krerët e OVL-UÇK, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, i pa më të fortë se kurrë.

“Ata dijtën që në momentet më kritike për kombin të kapin armët dhe të luftojnë për Liri, e pa dyshim që do të dinë qe edhe ta mbrojnë Luftën e drejtë dhe të pastër të popullit Shqiptar për Liri dhe Pavarësi”, shkroi Beqa në Facebook.