Deputeti i PDK-së sot në festë të dyfishtë, kjo është arsyeja

Sot në Kosovë festohet Dita e Çlirimit të vendit.

E për deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu festa është e dyfishtë.

Kjo pasi në këtë ditë feston ditëlindjen edhe vajza e tij.

Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, ka uruar vajzën e tij për ditëlindjen dhe gjithë qytetarët e Kosovës për Ditën e Çlirimit.

Shkrimi i plotë:Sot për familjen tonë festa është e madhe, kuptimplote.Në Ditën e Çlirimit të Kosovës festojmë ditëlindjen e 19-të të vajzës tonë Heronës.Vetëm tri vite pas Ditës së çlirimit të Kosovës, unë u bëra babë për herë të parë, erdhi në jetë vajza e jonë Herona, e bukur dhe e dashur si vetë Liria.Herona është shumë e veçantë.Deri tani na ka bërë krenarë si prindër dhe po vazhdon studimet me shumë përkushtim.Urime ditëlindjen e 19-të Herona: nga babi, mami, Engji e Reisi!Shqiptarë kudo që jeni me sy e mendje nga Kosova gëzuar Ditën e Çlirimit,12 Qershorin 1999!