Hajdar Beqa

Deputeti i PDK-së: Nuk i kemi votat për ta rrëzuar Kurtin

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka pranuar faktin që nuk i kanë numrat për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

Por, ka thënë se për këtë janë duke punuar ditë e natë.

Sipas tij, sa më shpejtë që kjo qeveri shkon në shtëpi, do të jetë më mirë për qytetarin e Kosovës.

“Ne nuk i kemi numrat me rrezua Qeverinë, nuk diskutojmë sot për rrëzim të Qeverisë, po flasim për listat për projektet, për programet e Qeverisë së ardhshme më në krye Partinë Demokratike dhe me kryetarin e partisë Memli Krasniqi. Ne me i pas numrat flasim për të ardhmen, ne fatkeqësisht ende nuk i kem numrat dhe jemi duke punuar natë e ditë që kjo qeveri të shkon në shtëpi sa më shpejtë. Sa më shpejtë kjo qeveri që shkon në shtëpi dëmi është më i vogël dhe interesi i qytetarëve të Kosovës është më i madh”, ka thënë Beqa për Front Online.