Deputeti i PDK-së, “Kamishi”: Edhe “jadecin” duhet me ndalu, sepse është bast

Kuvendi i Kosoves po mban seancën e jashtëzakonshme për ndalimin e lojërave të fatit.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka shkaktuar të qeshura në seancë, kur ka fol për këtë temë.

“Nëse bastoret mshelen, sepse vendosen baste, duhet me u ndalë edhe loja e “jadecit”, sepse edhe ajo është bast”, ka theksuar “Kamishi”.