Deputeti nga radhët e PDK’së, Hajdar Beqa ka reaguar pas raportimeve se vëllau i tij i ka kërkuar aksione një biznismeni për t’i hapur rrugë marrjes së një kontrate nga komuna e Gjakovës dhe përfshirjen e tij në prishjen e një ankandi.

Beqa i ka bërë thirrje Prokurorisë që ta hetojë këtë rast, derisa ka thënë se emri i tij është keqpërdorur.

Përmes një postimi në Facebook, Beqa ka thënë se se nuk ka të bëjë asgje me këtë process dhe se i është keqpërdorur emri.

Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë, që ta hetojë këtë rast sa më shpejt që është e mundur.“E them me përgjegjësi morale e juridike, që unë nuk kam të bëjë asgjë me këtë proces, dhe dy personat e ashtuquajtur biznesmen kanë keqpërdorur emrin tim. Une i bëj thirrje Prokurorisë se sa me shpejtë që është e mundur ta hetojnë këtë rast”, ka shkruar Beqaj.

Ka thënë se raportimet po bëhen me qëllim të njollosjes së personalitetit të tij.“Sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” me qëllim të njollosjes së personalitetit tim, pa të drejtë mu përmend emri im, kinse unë kam ndikuar në prishjen e një ankandi, në të cilin pretendojnë që vëllau im paska tentuar të bëhet aksionar”, përfundon postimi i tij.