Deputeti i PDK-së

Deputeti i PDK-së: Frikohem që Serbia do të tentojë të bëj lloje të skenarit të “Pandës” jo vetëm në veri, por edhe në jug

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati në një intervistë për Front Online ka folur edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe për atë se a duhet të rikthehet Kosova na dialog pas sulmit të 24 shtatorit.

Sipas tij është vështirë që Kosova të rikthehet në tavolinën e dialogut, për siç thotë ai pas tentimeve për invazion nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Ndërsa, pohon se ka frikë që sulme si ajo në Banjskë mund të përsëritën, derisa shton se Serbia do të tentojë të bëj lloje të skenarit të “Pandës” jo vetëm në veri, por edhe në jug.

 “Serbët lokal në Kosovë janë armatos prej viteve 80-ta. Në çdo shtëpi me hy ndoshta nëpër Kosovë gjen ndonjë lloj armatimi te ta, por çudia është se si po konfiskohen armatime dhe nuk po arrestohet askush, pra kjo është çështja kryesore që duhet me u diskutu. A ka me pas incidente apo jo? Po, unë frikohem që po. Lutem që jo, por frikohem që kjo Serbi çfarë e njohim nuk është ndryshe nga ajo e Millosheviçit, mund të tentojë të bëj lloje të skenarit të “Pandës” jo vetëm në veri, por edhe në jug. Ne duhet të jemi sy çelun, unë e di që organet e sigurisë janë sy çelun, por se situata e sigurisë është shumë fragjile”, ka deklaruar ai.