Deputeti i Nismës kundër Krasniqit: Nisma e vetme në zgjedhje

Kryetarit i Këshillit kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi mbrëmë i bëri një ftesë të hapur PDK-së, duke i treguar kushtet që ka Nisma për një koalcion të mundshëm parazgjedhor.

Por, ndryshe nga Krasniqi, deputeti i Nismës, Enver Hoti nuk e përkrahë një koalicon të tillë.

Hoti për Ballkani.info tha se Nisma duhet të shkojë e vetme në zgjedhje.

“Unë mendoj që Nisma duhet të shkojë e vetme në zgjedhje”, tha Hoti.

Zgjedhjet nacionale në Kosovë do të mbahen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, pas shpërndarjes së Kuvendit, që pritët të ndodhë me 22 gusht.

Këto zgjedhje të parakohëshme do të mbahen pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, më 19 korrik, pas ftesës që mori për intervistim nga Gjykata Speciale.

loading…