Deputeti i LVV-së: Nuk kemi për çfarë të frikësohemi, gjendja në veri është e qetë

Deputeti i LVV-së Enver Dugolli thotë se nuk kemi për çfarë frikësohemi pasi gjendja në veri është e qetë.

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është vendim i pritur, i ligjshëm dhe i drejtë. Nuk kemi për çfarë të frikësohemi. Gjithçka është e qetë”, deklaroi Dugolli në “Debat Plus”.

Deputeti thotë se ky aksion është përshëndetur nga qytetarët dhe sipas tij do të duhej përshëndetur edhe nga subjektet politike.

Ai thotë se ndërkombëtarët janë njoftuar kohë më parë për këtë vendim të drejtë të Qeverisë së Kosovës.

“Ky vendim nuk është drejtuar ndaj askujt”, tha ai.

Dugolli thotë se Kosova dëshiron raporte reciproke me Serbinë pa pasur nevojë për masa të tilla por sipas tij vet kjo e fundit po i vendos barriera Kosovës.