Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmani ka reaguar rreth sondazheve të fundit për radhitjen e partive.
Selmanaj ka thënë se LDK’ja është 8 pikë para Vetëvendosjes, dhe se kjo do të i mundësoi LDK’së që të udhëhehq me Qeverinë e Kosovës. Deklaron se për këtë nuk do të bëjnë kompromis.
Selmanaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë për një vit sondazhet e nxjerrin LDK-në të parën me mbi 30%, me së paku 8 pikë të përqindjes përpara partisë së dytë, duke aluduar kështu për Lëvizjen Vetëvendosje.
Derisa ka deklaruar se kjo do të i mundësoj LDK’së që të udhëhehq me Qeverinë e Kosovës, dhe se për këtë nuk do të bëjnë kompromis.
Ky është postimi i plotë i Selmanajt:
Sondazhet për një vit rresht e nxjerrin LDK-në të parën me mbi 30%, me së paku 8 pikë të përqindjes përpara partisë së dytë. Me trendin e rritjes të vitit 2018, LDK-ja shpejt arrinë 35% të përkrahjes qytetare.
Ky rezultat i mundëson LDK-së të udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Dhe për këtë LDK-ja nuk bënë kompromis. Qëndrimi i Kryesisë dhe i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është i qartë, Qeveria e Kosovës do të udhëhiqet nga Kryeminsitri i LDK-së.
LDK-ja është qartë alternativa më e besueshme për ruajtjen e shtetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, për zhvillim ekonomik e social dhe për integrim në BE.
LDK-ja nuk bënë kompromis me përgjegjësinë që i japin qytetarët për të udhëhequr me shtetin.







