Deputeti i LDK-së tregon nëse do ta votojë Qeverinë “Hoti”

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), edhe pse ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, mbajtjen e seancës për formimin e Qeverisë Hoti, ende nuk dihet saktë sa vota i ka siguruar.

Tre deputet të kësaj partie, Haxhi Avduli, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala, në krye me nënkryetaren Vjosa Osmani kishin dalur kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”, ndërsa tani nuk dihet nëse do të votojnë por Qeverisë “Hoti”.

Lajmi.net ka kontaktuar me deputetin e kësaj parti Haxhi Avdylin,  por  ai nuk ka treguar nëse do të votojë pro ose kundër qeverisë së re.

“Për këtë deklarohem në Parlament, nuk e kam në plan të deklarohem në media”, ka thënë shkurt Avdyli për lajmi.net

Po ashtu ende nuk dihet edhe mendimi i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nëse do të jetë pro apo kundër kësaj Qeverie.

ndryshe, me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër me fillim prej orës 11:00 të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë “Hoti”.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka folur edhe për votat e nevojshme.

Ai ka thënë se nuk e di saktë se sa vota janë mirëpo, siç deklaroi Gashi, nesër është seanca ku do të votohet Qeveria “Hoti”.

“E rëndësishme është se nesër ka seancë. Ne jemi të sigurt që kemi thirrur një seancë dhe është nesër në ora 11:00 dhe secili deputetë do të votojë në bazë të vullnetit të vet. A janë 60 apo 70 vota, kjo shihet nesër”, deklaroi Gashi.