Deputeti i LDK-së: S’kam votuar pro mocionit, ka munguar sqarimi se çfarë do të ndodhë pastaj

Deputeti i LDK-së, Ardian Shala në seancën e Kuvendit për rrëzimin e qeverisë e ka cilësuar si gabim moscionin e ngritur nga partia e tij.

Shala ka thënë se ky mocion do të duhej të bëhej pas kalimit të situatës ku ndodhemi tash.

“Gabimi i dytë, mocioni i mosbesimit të qeverisë në këtë kohë të rëndë për vendin dhe qytetarët e Kosovës nga partia ime. Mocioni i mosbesimit në rrethana normale pas një sjellje të këtillë të parnerit të koalicionit do të ishte normal. Ishte pikërsisht kërkesë që të kemi në konsideratë gjendjen në të cilën është vendi dhe mocioni të bëhet pas kalimit të pandemisë, në takimin e grupit parlamentar të LDK-së, kur janë dhënë nënshkrimet për mocion, gjë që unë nuk e kam bërë”, ka thënë ai.

Gjatë mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e kësaj seance, Shala ka thënë se ka munguar argumentimi për sqarimet e nevojshme se çfarë do të bëhet pastaj.

“Mosdhënia e nënshkrimit nuk ka qenë si mbështetje e vendimit të kryeministrit akutal, por si rezultat i mungesës së argumentimit për të dhënë sqarimet e nevojshme, mungesa e një alterantive të qartë se cfarë do të ndodhë pas mocionit si dhe situata në të cilën po gjendet vendi”, ka thënë ai.