Deputeti i LDK-së kërkon dorëheqjen e Isa Mustafës: Ka ardhur koha të lëshosh rrugë

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli thotë se ka ardhur koha që Isa Mustafa të lëshojë rrugë në LDK dhe të jep dorëheqje.

Avdyli thotë se LDK ka emra që mund ta vazhdojnë idealin e Rugovës.

Ai kërkon zgjedhje fer dhe të fshehta për kryetarin e ri, e jo me aklamacion siç u zgjodh Mustafa, kjo sepse LDK sipas tij nuk është e Mustafës por e popullit.

Agim Veliu la pozitën e kryetarit të komunës për tu bërë ministër i Kurtit edhe pse ishte kundërshtari më i madh i atij koalicioni, thotë Avdyli.

Me këtë sipas tij u dëmtua besimi i qytetarëve.

Haxhi Avdyli tregoi se tani vendimmarrje në LDK është koncentruar tek Isa Mustafa, Agim Veliu, Skender Hyseni e Avdullah Hoti.

“Nuk e kanë idenë ku janë duke e dërgu LDK-në. Konkretisht personi që e la postin e kryetarit të Komunës për tu bërë ministër i zotit Kurti, për të cilin pati kundërshtidhe ishte oponenti kryesor i koalicionit me VV-në. Në të njejtën kohë me ngulm kërkoi që të bëhet ministër i tij. Kështu jo vetëm që tregoi jo parimësi por edhe dëmtoi besimin e qytetarëve. Vendimmarrja në LDK është koncentru tek Isa Mustafa, Agim Veliu, Skender Hyseni e Avdullah Hoti. LDK nuk është e Mustafës por e popullit. Isa Mustafa është njëri nga kryetarët, e është koha e duhur që ai ta kuptojë që vjen koha që të tërhiqet me ndershmëri e respekt të qytetarëve, të lëshojë rrugë. Të hapë zgjedhjet në LDK, votë të fshehtë e jo me aklamacion si u zgjodh Mustafa dy herë. LDK ka emra dhe e pjekur, ka emra për ta vazhduar idealin e LDK-së”, ka deklaruar Avdyli për Gazeta Blic.