Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për taksën e thirrur nga opozita.

Deputetët e Kuvendin e Kosovës po mbajnë fjalimet e tyre lidhje me taksën. Ndër ta ka folur edhe, Haxhi Avdyli, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haxhi Avdyli tha se është e pamundur që taksa ta sjellë njohjen e Serbisë, por e vlerësoi lart momentin e vendosjes së taksës për parandalimin e korigjimit të kufijve, raporton Ballkani.info.

“E vlerësoj shumë faktin që u pengua ideja e korrigjimit të kufijve, dhe për këtë duhet vlerësuar dhe përgëzuar ish kryeministri, Ramush Haradinaj”, tha Avdyli.

LDK është pro heqjes së taksës siç thonë ata për ruatjen e raporteve me SHBA-të. /Ballkani.info/