Deputeti i LDK-së ‘godet’ Kurtin: Të gjithë ata që tentojnë të përjashtojnë rolin e ShBA-ve nga çdo proces i shtetformimit të Kosovës…

Deputeti i LDK-së, dhe njëri ndër më të zëshmit e parlamentit të Kosovës, Armend Zemaj në ditën e Kushtetueses ka uruar në një mënyrë të vecantë, ditën e Kushtetutës.

Ai tha se Kushtetuta, sovraniteti, fuqizimi i subjektivitetit të Kosovës, integrimi, antarësimi në NATO, mbeshtetjen themeltare e kanë te ShBA-të si aleati jonë kryesor për liri e pavarësi.

Ky është postimi i plotë i Zemajt:

Kushtetuta, sovraniteti, fuqizimi i subjektivitetit të Kosovës, integrimi, antarësimi në NATO, mbeshtetjen themeltare e kanë të SHBA-të si aleati jonë kryesor për liri e pavarësi. Të gjithë ata që tentojnë të përjashtojnë rolin dhe kontributin e SHBA-ve nga çdo proces i shtetformimit të Kosovës dhe mundohen ta shfaqin fuqinë si “peshëngritja e milingonave, duke bartë tollumbace në krah për ta treguar superfuqinë” kundër SHBA-së, do e marrin përgjigjen e merituar nga qyetari i Kosovës i cili e konsideron miqësinë me SHBA-në miqësi të përhershme dhe jetike për vendin tonë.

Urime dita e Kushtetutës se Kosovës,duke treguar të gjithë mbeshtetjen dhe rëndesinë e këtij dokumenti themeltar të shtetit tonë.