Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi njofton se është shëruar nga koronavirusi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, ka arritur ta mposhtë koronavirusin.

Ai njofton për shërimin pas 21 ditësh përballje me COVID-19.

“Shumë ditë e netë pa gjumë, me frymëmarrje të vështirësuar, e me një kollitje të madhe. Ishin këto ditë e netë të vështira, ku shumë herë mendova se nuk do t’ia dal. Por, falë Zotit dhe mjekëve edhe këtë sfidë e tejkalova”, shkruan Rudi, transmeton ballkani.info

Tutje, ai ka falënderuar kolegët e partisë dhe stafin mjekësorë për kujdesin ndaj tij. /Ballkani.info/