Deputeti i LDK-së: Bilanc lufte, 70 vdekje në 72 orët e fundit, çdo orë vdes nga një kosovar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pasi vetëm sot kanë humbur jetën 36 persona nga COVID-19.

Këtë ai e ka vlerësuar si bilanc lufte.

“70 vdekje në 72 orët e fundit. Pra, çdo orë vdes nga një kosovar”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafës:

Bilanc lufte!

70 vdekje në 72 orët e fundit. Pra, çdo orë vdes nga një kosovar. Një familje humb babain, nënën, vajzën, djalin, motrën, vëllaun, gjyshen… çdo orë, 24 orë në ditë.

“Populli i ka fajet” thonë, se “nuk po vaksinohen”.

E dielë. 36 anëtarë të familjeve tona vdiqën sot. Qendrat e vaksinimit kanë pushim. Termine të lira nuk ka.