Deputeti i shkarkuar i LDK-së, Haxhi Avdyli ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK, ku i njejti është shkarkuar nga kjo parti.

Ai komentoi sistemin e krijuar në këtë parti, duke kritikuar ashpër Agim Veliun dhe Isa Mustafën, transmeton Ballkani.info.

Avdyli për kandidatin për kryeministër nga radhët e ish-partisë së tij, Avdullah Hoti tha se është i shkretë dhe nuk arrinë të marrë asnjë vendim, por ato i merr dikush tjetër.

Me këtë deklaratë ai e ka fyer edhe vet Hotin, duke e quajtur të shkretë dhe të ngartë. Kjo u tha edhe në Debat Plus nga analisti Arton Demhasaj, i cili këtë deklaratë e cilësoi si fyes.

Kujtojmë që Avdyli ishte përkrahësi i parë i Vjosa Osmanit e cila ka filluar një Iniciativë nën moton “GUXO”./Ballkani.info/