Deputeti i AAK’së i kundërpërgjigjet ministrit: Je keqinformuar

Deputeti i Aleanës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj e ka quajtur të pasaktë lajmin që e dha dje se kosovarët mund të komunikojnë pa roaming në Shqipëri.

Përmes një shkrimi në Facebook, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dje njoftoi se është arritur marrëveshje për heqjen e tarifave roaming për të gjithë qytetarët që vizitojnë Shqipërinë.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme, Llukës i ka reaguar deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj që tha përmes Facebook’ut se ky jam është i pasaktë.

Tutje, Nitaj tha se ministri duhet të jetë keqinformuar sepse ka ulje çmimesh mirëpo tarifa nuk është hequr.

Shkrimi i plotë i deputetit:

Eshte i pasaktë lajmi se qytetarët e Kosovës prej sot mund të komunikojnë pa roming nga Shqipëria!
Ka ulje çmimesh por romingu nuk është hequr! Prandaj, nëse është i saktë citimi i ministrit Lluka se prej sot komunikohet pa roming nga Shqipëria, ai më së paku duhet të jetë i keqinformuar!