Deputeti i AAK-së: Të pezullohet çdo veprim opozitar, qeveria të luftohet me mosveprim

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i ka bërë thirrje opozitës që të pezullojë çdo veprim pasi nuk po merren parasysh nga qeveria.

“Të pezullohet çdo veprim opozitar. Tani kjo qeveri luftohet me mosveprim”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Kushdo që organizon apo vepron me grevë, protestë, është duke punuar që Kurtit t’i mundësohet ikja nga përgjegjësitë, bisedimet, asociacioni, dimri, Vettingu”, thotë mes tjerash deputeti i opozitës.

Ai ju ka drejtuar Kurtit me këto fjalë: “Kryeministër i ke 51%, qeveris me vendin mos dezerto. Pikë”.