Deputeti i AAK-së që ndërroi pesë aeroplanë për t’u kthyer në Kosovë që ta votoi ligjin për Rimëkëmbje ishte Haxhi Shala

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj pati thënë se nuk duhet të fajsohet partia e tij që nuk po votohet ligji për Rimëkembje Ekonomike.

Ai pati thënë se një deputet i tij ndërroi pesë aeroplan për të ardhur në Kuvend që ta votoi projektligjin, shkruan Ballkani.info.

Sot në DEBAT, ish-kryeministri i Kosovës, njëherish kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj tha se është e vërtetë që deputeti Haxhi Shala ishte në Hagë dhe ndërroi disa aeroplanë me shpenzimet e veta që të vijë e ta votojë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike./Ballkani.info/