Deputeti i AAK-së për Kurtin: Le t’i harron filozofët kinez, i shkon më shumë si president me u fsheh në zyre

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha thotë se nuk e ka problem që të ju referohet si kryeministër, Albin Kurtit, pasi që ai ka marrë votat e qytetarëve të Kosovës.

Në emisionin Frontal të Televizionit T7, Berisha ka thënë se Albin Kurti është zhveshur nga parimet e tij, por, që shton se do t’i japin kohë 100 ditë për ta kritikuar pastaj.

“Unë nuk e kam aspak problem, njeriu që i merr votat e qytetarëve nuk e kam problem mi thanë kryeministër e as president. Ai dallon shumë, është mirë na me prit, sepse edhe atë ditë në krijim të qeverisë ke si për ngutje. Kanë shumë mi thanë Albin Kurti se ai është zhveshë nga parimet. Nuk duhet me u ngutë duhet me pritë 100 ditë”, shton ai.

Berisha thotë se nuk e di se si do të qeverisë Albin Kurti, teksa shton se më shumë atij do t’i shkonte pozita e presidentit.

“Unë i njoh te dytë por Albin Kurtin nuk e njoh në qeverisje, do të përballet me probleme reale, nuk e di sa do t’ia del, ma shumë i kish shku naj post i presidentit tu mshef nëpër zyra, tu dal najherë me dhanë naj deklaratë.  Sot kryeministri Kurti e ka ditën e parë të qeverisjes edhe e kisha paralajmëru që duhet të merr masa fill sepse në shumë vende erërat kanë ba dëme materiale, janë nal shkollat për fmi, është këputë rryma. Çka kanë thanë filozofët kinez tash nuk është e rëndësishme”, shton ai.

Ai thotë se si opozitë do të kundërshtojnë heqjen e taksës prej 100 për qind por, me mjete demokratike.

“Sigurisht me mjete demokratike të opozitës me ato mjete, po mas shumti me argumentin se pse duhet me mbajtë, sepse nëse nuk ke argumente duhesh me gjujt vezë për gjithçka, ne do të mbrojmë me argumentet tona”, thotë tutje.

Deputeti i AAK-së, ka thënë se në ditën e seancës, gjatë fjalimit të Kurtit iu është dukur vetja si në Kongres amerikan.

“E parashoh ashtu sepse mendoj që është njeri shumë teorik dhe filozof. Unë niher mendova që jam në Kongres Amerikan dhe jam senator aty tu e ngu Trumpin tu fol për Kosovën. Na e kemi një buxhet të vogël, ku e la mangu veç me thanë “let’s make a wall”. Ke listë ma shumë e dëshirave. Unë i kisha propozu Albin Kurtin mos me lexu edhe mos me shti veten në borxh me gjëna që s’janë të realizueshme”, deklaroi Berisha.