Deputeti i AAK-së: Për Daut Haradinajn nuk vlejnë letrat e Serbisë

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK’së në një shkrim në Facebook ka shkruar për ndalimin disa minutësh që iu bë deputetit Daut Haradinaj në Vienë.

Në fillim kishte ekzistuar një frikë se deputeti mund të ishte arrestuar nga forcat e sigurisë austriake pasi që për të ekziston një fletëarrest i lëshuar nga Serbia. Por Haradinaj ka konfirmuar se nuk është arrestuar në kryeqytetin e Austrisë dhe se është i lirë.

“Nuk vlejnë ma letrat e Serbisë!”, ka shkruar Rasim Selmanaj.

“Ata mund të shohin vetëm në ëndërr arrestimin e Daut Haradinaj”.

loading…