Deputeti i AAK-së me letër të hapur për Kryeministrin Rama

Deputeti i AAK-së Gazmend Syla ka reaguar pas ndalimit nga organet e Republikës së Shqipërisë të ish-luftëtarit Murtez Kastrati.

Murtez Kastrati nga Lipjani, është ndaluar nga policia shqiptare bazuar në një fletëarrest serb, për pjesëmarrjen e tij në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

Letra e plotë e deputetit Gazmend Syla:

“Letër e hapur ndaj Kryeministrit Edi Rama

Sot duke e kaluar kufirin me Shqipërinë u arrestua ushtari i UÇK-së nga Lipjani, Murtez Kastrati. Arsyeja? Fletarresti i lëshuar nga Serbia.

Z. Rama, Serbia është në ofensivë që nga shporrja nga Kosova dhe ky lajm përbën skandal. Ti këtë e di fort mirë.

Z. Rama, ne ushtarët e UÇK-së i dimë vijat e kuqe me shtetet në rajon, Shqipëria nuk mundet e as nuk bën të jetë e tillë. Edhe këtë, ti e di fort mirë.

Z. Rama, sa më shumë që mbahet Murtez Kastrati në burgjet tuaja,aq më tepër thyhen zemrat e ushtarëve që sa të jetë jeta jetë luftuan për ta bërë Shqipërinë.

Prandaj, z. Rama, si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ushtarë i UÇK-së, kërkoj nga ju që të lirohet menjëherë Murtezi dhe të hiqni nga listat e të përndjekurve ushtarët e UÇK-së me fletarreste nga Serbia.

Qoftë ky turpi fundit!” – ka shkruar Syla në Facebook.