Deputeti i AAK-së, i reagon Shkelzen Gashit: VV-je duhet të distancohen nga ky monstrum

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka reaguar ashpër ndaj Shkëlzen Gashit, këshilltarit të Albin Kurtit, i cili tha sot se pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime ndaj serbëve, shqiptarëve e tjerë.

Familjarë dhe shokë të dëshmorëve. Invalid dhe ju që nuk kursyet asgjë për lirinë e vendit.

Në kohën kur ende plagët e luftës na kullojnë gjak; kur ende presim të pagjeturit; kur na qanë zemra për motrat tona të dhunuara; kur ende përballemi me agresion nga Serbia,
Qeveria përmes puthadorëve të tij po na faturon krimet e luftës, akuza këto që vazhdimisht na ka bërë Serbia.

Në paçtë një njeri të ndershëm e patriot në VV, duhet të distancohen nga ky monstrum, shkruan Telegramisot

Përndryshe, ky është sulm direkt ndaj viktimave të UÇK-së, familjarëve të dëshmorëve, veteranëve të luftës, grave të dhunuara dhe luftës së UÇK-së.

Kjo është e pafalshme. Kjo nuk tolerohet.