Deputeti i AAK-së: Fetneti ishte në ballë të të gjitha aktiviteteve dhe ngjarjeve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij lidhur me vdekjen e ish-ushtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj.

Selmanaj, përmes këtij njoftimi ka përkujtuar kohët kur ishte njoftuar me Fetneten, duke u shprehur krenar për punën që kishin bërë së bashku për një dekadë në vitet e regjimit të Millosheviqit, transmeton Ballkani.info.

Deputeti e ka cilësuar Fetneten si atdhetare të madhe, e cila sipas tij e kishte dëshmuar veten në UÇK dhe pas luftës kishte mbrojtur vlerat e kësaj ushtrie përmes botimeve të saja. /Ballkani.info

Postimi i plotë i Selmanajt, pa ndërhyrje:

Në vitin 1990 e njoha Fetnete Ramosajn, ishte maturante e Gjimnazit” Vëllezërit Frashëri” në Deçan!

Që nga ai vit, Fetneti do të jetë në ballë të të gjitha aktiviteteve dhe ngjarjeve!

Ndjehem krenar që e njoha dhe punuam bashkë për një dekadë në vitet e regjimit të Millosheviqit!

Fetnete Ramosaj ishte dhe mbeti simbol dhe emblemë e revistës ”Zgjimi”, por edhe e shumë ngjarjeve të viteve 90-ta!

Duke qen një atdhetare tashmë e dëshmuar Fetneti do të kyqet në rradhet e UÇK-së dhe si një heroin e vertet do të përballët me flakët e luftës së lavdishme deri në çlirimin e vendit!

Edhe pas luftës deri në frymën e fundit Fetnetja do të tregohet si luftare e vertet e mbrojtjës së vlerave të luftës dhe intelektuale që la gjurmë të pashlyera me botimet e saj!

Është nder personalitetet e rralla që i flen fjala Me pushkë e penë për atdhe!

Një femer unike dhe e rrallë në historinë e shqiptarëve! Heroinë e vertet! Lavdi jetës dhe veprës së heroinës Fetnete Ramosaj.