Deputeti i AAK-së e quan Kurtin hirushe e Mustafën shtrigë!

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, thotë se Albin Kurti, lideri i VV-së, është mashtruar për pushtet dhe ka rënë në “kthetrat” e Isa Mustafës, kryetarit të LDK-së.

Ai në një postim në Facebook i është referuar Albin Kurtit si “hirushe” e Isa Mustafës si “shtrigë”.

Postimi i plotë i Demaliajt:

Hirushja( Albin Kurti) i mashtruar si fëmijë pas pushtetit , ka rënë nën kthetrat e shtrigës(Isa Mustafa).!!
Shumë fmijaq dhe lehtë i mashtrueshëm për pushtet në shtetin që as vet nuk e njeh njësoj sikur fqinji verior, ky far Albini..!!
Je i humbur o Albin..!!
Isa ty të mashtron sa herë të don se ta ka lexu
trurin dhe etjen për pushtet,por sdua ta teproj më me ty, veç të them se duhet ta mbash mend se Isa po të mashtron o i dituri Albin..!!

loading…