Deputeti i AAK-së ankohet për masat e ashpra: Populli në varfëri e dënimet e ashpra

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka thënë se institucionet e Kosovës brenda orësh kanë marrë vendime anti COVID-19, ndërsa qytetarët e Kosovës e respektuan këtë vendim.

“Kur vjen puna te denimet e qytetarëve, po shohim se po këto institucione i kanë nxit policët e sidomos policët e rinj të dënojnë pa fol dy herë”, ka shkruar ai.

Syla përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët nuk vetëdijesohen me kamxhik e dënime, por siç thotë ai, me masa tjera ndryshe, njëjtë si në vendet e BE-së.

“Nëse vazhdon kështu, Ministria e Shëndetësisë e ajo e Brendshme do të shndërrohen në Ministrinë e Plaçkës, koronavirusi do të lulëzojë ndërsa qytetarë do të varfërohen edhe më shumë”, ka thënë Syla.