Deputeti gjerman: Kurti duhet të zbatojë Asociacionin, është marrëveshje e nënshkruar

Deputeti gjerman, nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, ka thënë që pret nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai në një intervistë ekskluzive për Gazetën Infokus ka thënë Asociacioni është në të mirë të Kosovës dhe duhet të zbatohet.

“Për më tepër, asociacioni i komunave me shumicë serbe ishte tashmë një element i Marrëveshjes së parë të Brukselit në vitin 2013. Është në interesin e Kosovës që të mbrohen serbët dhe pakicat e tjera. Shumë nga këto janë tashmë në kushtetutë. Është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë serbët e Kosovës, që Kosova të jetë funksionale. Dhe se të drejtat e gjera të pakicave të respektohen. Në këtë këndvështrim, unë gjithashtu shpresoj se Kosova së shpejti do të bëjë përparim drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Pastaj Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut mund t’i sigurojë minoritetit serb mbrojtje shtesë të të drejtave të tyre”, ka thënë deputeti Abraham.

“Nëse marrëveshja lidhet me një ofertë tërheqëse nga BE-ja – siç është integrimi në tregun e vetëm të BE-së – atëherë do të ishte e dobishme që ta pranojnë edhe Serbia edhe Kosova. Shpresoj që kjo mundësi vendimtare të mos humbasë”, ka thënë ai.